Abraham shkëlqen, por kjo nuk mjafton – Chelsea barazon

Chelsea ka barazuar përsëri në Premier Ligë me një barazim 2-2 në Stamford Bridge. Në këtë ndeshje shkëlqeu i riu Abraham

Chelsea ka vazhduar me rezultate negative edhe këtë javë. Ata kanë shpërdoruar epërsinë për 2-0 ku në fund kanë barazuar me Sheffield United.

Edhe në këtë takim te Chelsea ka shkëlqyer sulmuesi i ri Tommy Abraham i cili ka shënuar dy gola por që nuk mjaftuan që Chelsea ti fitojë tre pikë.

Goli i parë i Abraham erdhi në minutën e 19-të ku i riu i bluve shfrytëzon një tollovi në zonë dhe shënon gol.

Abraham do të shënoi edhe njëherë në pjesën e parë. Ai shfrytëzon një gabim të mbrojtjes mysafire për ta marrë topin dhe shënuar gol në minutën e 43.

Mysafirët e fillojnë furishëm pjesën e dytë duke shënuar gol që në minutën e 46-të.

Ishte Robinson që shënoi një gol nga një kundërsulm i skuadrës mysafire.

E kur po mendohej që ndeshja do të përfundonte barazim, kështu nuk ndodhi në minutën e 89-të ku Kurt Zouma shënon autogol.

Pesë minutat e radhës nuk mjaftuan për Chelsea që ta kthej epërsinë duke barazuar dhe mbetur në kuotën e pesë pikëve dhe në vendin e 9 pas javës së katër të Premier Ligës.

loading…