Abraham shkëlqen me tri gola në fitoren e thellë të Chelseat në udhëtim

Tammy Abraham shkëlqeu me tri gola të shënuara në fitoren e Chelseat me rezultat 5:2 në ndeshjen kundër Wolves, në kuadër të xhiros së pestë të sezonit të ri të Premierligës, që u zhvillua sot në stadiumin Wolineux.

Dominimi i Chelseat në posedim të topit dhe krijim të rasteve të mira për të shënuar gola u konvertua edhe në rezultatin e ndeshjes, përderisa djemtë e Frank Lampardit e siguruan fitoren e dytë në pesë ndeshjet e para të Premierligës.

Fiillimisht, për Chelsean shënoi në minutën e 31-të të ndeshjes Fikayo Tomori. Këtë gol e ndoqi me tri gola të tjerë Tammy Abraham (34’, 41’ dhe 55’), para se Romain Saiss dhe Patrick Cutrone për Wolvesin.

Megjithatë, ndeshja nuk përfundoi në mënyrën më të mirë për tifozët e të kaltërve, pasi që pikërisht ylli i ndeshjes, Abraham, u detyrua ta lë fushën e gjelbër në minutën e 77-të, kur u zëvendësua nga Michy Batshuayi, shkaku i një lëndimi.

Pas kësaj fitoreje, Chelsea radhitet në pozitën e gjashtë të tabelës së Premierligës – të paktën momentalisht, pasi që ende nuk janë zhvilluar të gjitha ndeshjet e tjera në kuadër të kësaj xhiroje. Deri më tani, Chelsea i ka tetë pikë nga pesë ndeshje të zhvilluara.

Në mesjavë, Chelsea e pret një sfidë më e vështirë, edhe pse këtë herë do të luajë si vendas. Skuadra e Lampardit do të përballet të martën me Valencian, në kuadër të grupit H të Ligës së Kampionëve.

loading…