Mungesa e lidershipit

Abidal nuk pajtohet me kritikat në drejtim të Messit

Diego Armando Maradona tha se Messit i mungon veçoria e të qenurit lider, por ish mbrojtësi i Barcelonës, Eric Abdidal e ka kundërshtuar këtë ide.

Abidal tha se pavarësisht natyrës introverte që Messi e posedon, bashkëlojtarët e tij te Barcelona e kuptojnë kur ylli argjentinas është nervoz.

“Ai është një shembull se si duhet të jetë një kapiten. Jo vetëm për shkak të talentit por edhe prej aspektit njerëzor. Ai nuk flet shumë por tregon gjithçka në fushë. Messi është një lojtar kyç në dhomat e zhveshjes. Ne gjithmonë themi se Leo nuk ka nevojë të flet pasi secili e di se kur ai është nervoz dhe kur është i lumtur”, theksoi Abidal për faqen zyrtare të Barcelonës.

Drejtori për futboll te Barcelona, Eric Abidal ka vënë theksin edhe te rëndësia që Messi ka për lojtarët e rinj, teksa sipas francezit, 5 herë fituesi i “Topit të Artë” ju ndihmon të zhvillohen si futbollistë.