Ngjarja tragjike që ndodhi në lagjen Kolovicë, konkretishtë në rrugën “ Haxhi Zeka” në Prishtina, ka tronditur banorët e kësaj pjese të kryeqytetit.
I vdekur në vendin e ngjarjes, ka mbetur një person.
Ballkani.info ka kuptuar se bëhet fjalë për Abid Jasharin, 27 vjeçar i cili jetonte jashtë Kosovës.
Jashari ka qenë emër i njohur për dëshmitarët, të cilët kanë thënë se i njëjti ka pasur edhe disa plumba në trup, si pasojë e trazirave të vitit 2004.
Abid Jashari kërkonte nga UNMIK-u t’i japë dëmshpërblim, ishte plagosur me 6 plumba
Për rastin e atëhershëm, Jashari kishte paraqitur ankesë së pari tek KFOR-i, pasi kishte dyshuar se plumbat ishin shkrepur nga pjesëtarët e tyre.
Më vonë ishte kuptuar se plumbat kanë qenë të pjesëtarëve të UNMIK-ut, e të cilët e kishin goditur Jasharin duke e lënë me pasoja afatgjate.
Ballkani.info merr vesh se për të njëjtin rast, Jashari kishte kërkuar edhe kompenzim pasi që njërin nga plumbat e kishte rreth një milimetër larg trurit dhe për të cilin nuk kishte pasur guxim t’i nënshtrohet operimit, pasi ishte thënë se gjasat për të mbijetuar janë të pakta. /Ballkani.info







