Abelard Tahiri thotë se koalicionit qeverisës i ka humbur rruga në oborr

Deputeti i PDK-së, njëherësh ish ministër i Drejtësisë,  Abelard Tahiri, në seancën e jashtëzakonshme për tarifën 100 % tha që koalicioni LVV-LDK nuk e ka të qartë se çfarë do të bëjë me tarifën.

Sipas tij, është shqetësuese që sot nuk kemi një qartësi politike rreth dialogut dhe taksës.

“Sa ishin në opozitë ishin refuzues ndërsa sot në pozitë janë të padefinueshëm, u ka humbur rruga në oborr”, tha ai. Tahiri tha që tarifa si vendim ka qenë shumë mirë i menduar nga Qeveria Haradinaj.

Ai e ka theksuar se kryeministri Kurti nuk e di se çfarë përgjegjësie ka.

“Siç duket kryeministri nuk din se çfarë përgjegjësie ka. Sot fatkeqësisht duhet t’ia kujtojmë se populli jonë e ka fituar lirinë. Jemi para një momenti përcaktues por kryeministrit nuk po i bëhet vonë aspak. Ka nevojë për përcaktim shtetëor sepse në këtë epokë nuk i kërkohet asgjë popullit. Gjatë fushatës i kanë gënjyer popullin se kanë mëndim të njëjtë sa i përket taksës ama realisht nuk është e vërtetë dhe kjo u bë e qartë në fjalën e kryeministrit dhe zëvëndëskryeministrit. Ky është fubdi i lavdishëm i gënjeshtrave të tyre. Gënjëmeshtra e tyre po na fut në një qorr sokak. Ky koalicion e kanë zgjedhur Lajqakun dhe Borrellin si partner e duke lënë SHBA jasht këtij procesi që është hera e parë në shtetndërtimin e Kosovës të mbesë jashtë partneri i Kosovës, Amerika”, tha Tahiri.