Abelard Tahiri: Qeveria Hoti e papërgjegjshme, s’duhet t’i lihen në menaxhim qindra miliona euro

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka hedhur Kritika ndaj qeverisë Hoti duke e quajtur të papërgjegjshme.

Ai tha se qeveria aktuale po kërkon ndihmë për qytetarët në kohë pandemie me projektet që i la të gatshme, konkretisht ish-ministri i Financave.

Tahiri tha se duhet që këto marrëveshje të mos votohen pasi nuk duhet t’i lihen në menaxhim qindra miliona euro një qeverie të papërgjegjshme që nuk ka as kapacitete.