Me të filluar sërish seanca në Kuvend, PDK dhe LDK kanë penguar votimin për përzgjedhjen e dy gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Fillimisht ishte LDK ajo që mori kutinë e votimit, ndërsa më pas shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.
Ai e ka hedhur kutinë e votimit, në të cilën ishte paraparë që të futeshin votat për zgjedhjen anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Pak para seancës, PDK mbajti edhe konferencë për media, ku shefi i grupit parlamentar, Abelard Tahiri tha se Komisioni Hetimor për energjinë i kërkuar nga opozita duhet të themelohet, përndryshe sipas tyre nuk do të ketë normalitet në Kuvend.
“Asnjëherë nuk ka ndodhur që pushteti t`i thotë opozitës përmirësoje kërkesën për komisioni, ne nuk biem pre e pushteti, por do të kërkojmë themelimin e Komisionit për energjinë”, ka thënë Abelard Tahiri ndër të tjera në një konferencë për media pas ndërprerjes së seancës së Kuvendit.







