Abelard Tahiri

Abelard Tahiri për librat shkollor: Si është e mundur që me 30 mijë nxënës më pak të paguhet trefishi i çmimit për libra

Shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se me formimin e Komisionit Hetimor dëshirojnë ta shohin procesin në tërësi se si është e mundur që me 30 mijë nxënës më pak të paguhet trefishi i çmimit për libra.

“Nuk është një çështje që mund ta trajtojmë përmes në një seancë të jashtëzakonshme, nuk është as një çështje që mund ta bëjmë përmes një debati, e vetmja mundësi ka qenë ta thërrasim themelimin e një Komisioni Hetimor ku do të hedhim dritë dhe ndoshta nuk po paragjykojmë, ndoshta del që ka qenë më mirë dhe mund të themi që të vazhdoj edhe vitet e tjera, s’po paragjykojmë. Ne po kërkojmë që të shikojmë procesin sepse për herë të parë është ndalë financimi i librave dhe është financuar fatura që prindërit i kanë blerë. Në vitin 2016-2017 në 247 mijë nxënës në Kosovë janë financuar librat me 6 milion euro e gjysëm. Në vitin 2022-2023 me 30 mijë nxënës më pak, apo rreth 210 mijë nxënës në Kosovë librat janë blerë 19 milion euro. A ka mundësi me e pa në këtë proces se pse ka ardhur deri të rritja e çmimit, s’po paragjykojmë. Ta shohim procesin qysh është bërë me 30 mijë nxënës më pak me ne me paguar trefishin e çmimit”, ka thënë ai.