Analisti

Abdullahu: Të gjitha partitë mund t’i vendosin vija të kuqe VV’së për shkak të anti-amerikanizmit të saj

Analisti Faton Abdullahu, ka thënë se të gjitha partitë në vend mund t’i vendosin vija të kuqe Lëvizjes Vetëvendosje për shkak të, siç tha ai, anti-amerikanizmit të saj.

Avdullahu përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se VV i përdor vijat e saj të kuqe në mënyrë që të mbledhë sa më shumë vota, duke shfrytëzuar kësisoj pakënaqësitë e ndryshme qytetare.

“VV-ja në anën tjetër luan me stilin e vjetër, tashmë të përpunuar, vendos vija të kuqe për të gjithë. Nuk është për t’i besuar. Sepse pa ndonjërën nga forcat politike nuk mundet e vetëm të fitoj e të bëj qeveri. Prandaj VV ka gjetur formulën e re politikisht narcisoide do të fitojmë aq sa na duhet për ta formuar qeverinë të vetëm. Edhe ata e dinë që kjo është iluzore. Por për VV-n me rëndësi është që gjatë gjithë kohës të vendosin vija të kuqe me të gjithë, për ti akuzuar të gjithë dhe për të përfituar sa më shumë vota mu si herën e kaluar. Tani VV ka një element të ri që nuk e kishte në zgjedhjet e fundit ‘antiamerikanizmin’ mbi të cilën akuzë ka gjasa të tjerët ta ndërtojnë ndaj saj vijën e kuqe.”, tha ai.

Postimi i plotë:

Vijat e kuqe dhe të zezat e partive politike

1) Kur sot LDK thotë se nuk do të ketë vija të kuqe me partitë tjera politike, pra as me PDK-n, ajo këtë e bënë sepse i janë të vendosura detyrimisht vijat e kuqe me VV-në. LDK e ka kuptuar që nuk mund të jetë më në ndonjë koalicion me VV-n dhe ndoshta do t’i duhet të shkoj me PDK-n, prandaj tregon se po heq vijat e kuqe me PDK-n, por nuk tregon se kjo determinohet vetëm me faktin se tani i ka të vendosura vijat e trasha të kuqe nga VV-ja sepse përndryshe do të flitej për një nonsens të ri politik ‘ Koalicioni Shpresa 2 ’. Kjo tani nuk ka sens, vetëm në dukje ka sens, ajo që ne te vertete nuk qëndron se LDK s’ka vija të kuqe.

2) VV-ja në anën tjetër luan me stilin e vjetër, tashmë të përpunuar, vendos vija të kuqe për të gjithë. Nuk është për t’i besuar. Sepse pa ndonjërën nga forcat politike nuk mundet e vetëm të fitoj e të bëj qeveri. Prandaj VV ka gjetur formulën e re politikisht narcisoide do të fitojmë aq sa na duhet për ta formuar qeverinë të vetëm. Edhe ata e dinë që kjo është iluzore. Por për VV-n me rëndësi është që gjatë gjithë kohës të vendosin vija të kuqe me të gjithë, për ti akuzuar të gjithë dhe për të përfituar sa më shumë vota mu si herën e kaluar. Tani VV ka një element të ri që nuk e kishte në zgjedhjet e fundit ‘antiamerikanizmin’ mbi të cilën akuzë ka gjasa të tjerët ta ndërtojnë ndaj saj vijën e kuqe.

3) PDK në anën tjetër dihet se nuk ka vendosur vija të kuqe me askënd as në të kaluarën. Ajo ka qenë viktima kryesore e sulmeve të vazhdueshme të vijave të kuqe. Tani si duket do të jetë parti të cilës nuk do t’i vendos askush vija të kuqe. Në zgjedhjet e fundit ajo ka konsideruar se në raport me cilëndo parti që do të bashkohet për koalicion të mundshëm, do të jetë më e fortë dhe nuk ka vendosur vija të kuqe. Nuk doli te jete keshtu. Por PDK-s mbase do t’i duhen disa vija te kuqe interne, që t’ia hap vetes mundësinë për njerëz të ri dhe ide të reja. Sa më shumë që i shkon për dore që PDK ta bëj këtë, edhe më shumë partitë e tjera do t’i largojnë vijat e kuqe ndaj saj, te cilat kohëve të fundit gjithnjë e më pak po ja përmendin.