Abdullahu për marrëveshjen mbi energjinë: Asgjë s’ka ndryshuar përveç teprisë së LVV-së për të mbetur në pushtet

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes së arritur për energjinë në mes të Kosovës dhe Serbisë sot në Bruksel.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Abdullahu ka shkruar se kjo marrëveshje nuk ka ndryshuar asgjë nga ajo e vjetra, por vetëm është jetësuar sot, përcjell Demokracia.com.

Ai po ashtu ka thënë këtë gjë duhet ta kuptojë Lëvizja Vetëvendosje por edhe ta pranojë, mirëpo sipas tij, nuk dihet se si do t’ia bëj kjo parti politike me votat dhe simpatinë që e ka fituar nga qytetarët duke e kundërshtuar këtë marrëveshje gjatë kohës sa ishte në opozitë.

Reagimi i plotë i Abdullahut, pa ndërhyrje:

A ka ndonjë plan Qeveria si t’i kthej votat

Ju sot si Qeveri e pranuat gabimin që dje e keni bërë si opozitë. Sot e bëtë këtë duke e bërë të re marrëvrshjen e vjetër me Serbinë mbi energjinë. Asgjë ska ndryshuar përveç tërpisë suaj për të mbetur në pushtet sa më gjatë. Është tjetër punë a do ta pohoni këtë dhe pendoheni për atë që keni bërë. Sido që të jetë ju me atë opozitarizëm plotë marrëzi e rrena dje, keni mashtru dhe keni fitu edhe simpati edhe vota. A keni ndonjë plan si t’i kthemi këto vota dhe këtë simpati. A s’po e kuptoni që po ju fiken dritat që i keni ndez me energji të rrejshme opozitare.