Abdixhiu pas fitores madhështore të Milanit: Rikthehemi, më në fund, në shtëpinë e kampionëve

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas fitores madhështore të Milanit kundër Atalantës.

Përmes një postimi në Facebook, i pari i LDK-së shihet që i është gëzuar mjaft shumë rikthimit të Milanit në Ligën e Kampionëve pas shtatë vjetëve mungesë.

“Rikthehemi, më në fund, në shtëpinë e kampionëve.Në shtëpinë e milanistave!Forza Milan”, ka shkruar Abdixhiku duke ia bashkangjitur edhe një fotografi me fanellën e ekipit të tij favorit.