Kryetari i LDK-së

Abdixhiku thumbon pushtetin dhe koalicionin NISMA-AAK: Po merren me mua të dy palët, ndoshta po bëhen gati për bashkëpunim

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i është përgjigjur pushtetit dhe siç ka shkruar ai “frontit të bashkuar opozitar”, respektivisht koalicionit AAK-Nisma.

“Qenkan marrë sot me mua edhe nga pushteti edhe nga “fronti i bashkuar opozitar”.  Shihni se kur është në pyetje LDK-ja, të dyja, se ç’na bëhen bashkë. Ndoshta po bëhen gati për bashkëpunim të gjatë. Ndoshta matjet e bëra, këto pa propagandë, po u japin frikë në palcë”, ka shkruar ai.

Sipas tij, “Rruga e Re është zgjidhja”. “As si këta e hiç se hiç si ata! Si LDK; forcë moderne e zhvillimeve të mëdha. Një që nuk merr 4 vjet kohë për gjysmë autostradë, e as nuk u falë ‘Bechtel-ve’ 54 milion euro dhuratë”, ka shkruar në fund Abdixhiku. /Ballkani.info/

LEXONI EDHE: