Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është takuar me ambasadoren jorezidente të Kanadasë në Kosovë, Jessica Blitt.
Gjatë takimit, bëhet e ditur se u fol për zhvillimet aktuale në vend dhe qëndrimin e LDK-së rreth tyre.
“Kryetari Abdixhiku dhe ambasadorja Blitt vlerësuan bashkëpunimin e shkëlqyeshëm mes dy vendeve, duke shprehur përkushtimin e dyanshëm për thellimin dhe zgjerimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi në çështje të ndryshme në interes të të dyja vendeve”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.
Në takimin e Abdixhikut me ambasadoren ishte edhe nënkryetarja e kësaj partie, Doarsa Kica – Xhelili dhe anëtari i kryesisë, Berat Rukiqi.
VIDEO BONUS: Kurti: Me SHBA-në jemi partnerë, por s’pajtohemi çdoherë







