Rritja e çmimeve në Kosovë po vazhdon të mbetet diskutim e brengë e vazhdueshme e qytetarëve.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, përmes një postimi në facebook ka publikuar listen e inflacionit të çmimeve për disa shtete, ndër to edhe Kosova, shkruan Ballkani.info.
Abdixhiku ka thënë se inflacioni në Kosovë tashmë ka arritur në 14.1%, ndërsa e ka quajtur kryeministrin Albin Kurti të dehur nga jeta prej pushtetari.
Duke prezantuar inflacionin në vendet e tjera evropiane, kreu i LDK-së tha se Kosova është në gjendjen më të rëndë dhe nuk ka një qeveri që iu del në ndihmë.
” Kosova është në krizë shumë më të thellë se çdo shtet evropian – e ne nuk kemi Qeveri që u del në krah qytetarëve të saj. As atëherë kur inflacioni arrinë frikshëm në 14.1% e as atëherë kur propozimet e zgjidhjet i ka që nga marsi i këtij viti në tavolinë”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Sepse në Evropë ‘nuk ka’ shpresë!
Popullisti Albin Kurti nuk e njeh më realitetin. I dehur nga jeta prej pushtetari, ai i ka krijuar vetes një Kosovë paralele ku gjërat s’mund të jenë keq kur ai vet është mirë. Prandaj ai sot nuk njeh rritjen e çmimeve e vështirësitë e familjeve kosovare.
Kosova është në krizë shumë më të thellë se çdo shtet evropian – e ne nuk kemi Qeveri që u del në krah qytetarëve të saj. As atëherë kur inflacioni arrinë frikshëm në 14.1% e as atëherë kur propozimet e zgjidhjet i ka që nga marsi i këtij viti në tavolinë./Ballkani.info/







