Kryetari i Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku, ka ritheksuar sërish zotimin se me qeverisjen e kësaj partie, koeficienti i pagave në sektorin publik do të bëhet 150 euro. Ky vendim, sipas kreut të LDK-së, do ndërmerret për jetë më të dinjitetshme për të gjithë!

Abdixhiku e quajti “të pamjaftueshme” rritjen e pagave nga kjo qeveri, ndërsa shtoi se “qytetarët e Kosovës meritojnë më mirë”.