Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vazhduar takimet e tij me qytetarët anembanë vendit.
Së fundmi, Abdixhiku vizitoi Gollakun dhe Dega V, ku u prit me entuziazëm të madh nga qytetarët.
Kjo fushatë, tha Abdixhiku, është “bërë tashmë kryengritje e djathtë kombëtare!”
“Gollak, Dega V, ju faleminderit! Ky është standardi i tubimeve sot në lagje të Prishtinës”, ka shkruar 1-shi i LDK-së.







