Abdixhiku me foto familjare e uron Vitin e Ri: Qoftë ky një vit i arritjeve të mëdha për atdheun tonë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka uruar Vitin e Ri me një fotografi të ëmbël familjare.

Abdixhiku, krahas fotografisë së publikuar në Facebook, tha se uron që viti 2023  të jetë vit i arritjeve të mëdha për atëdheun dhe popullin e Kosovës.

“Nga Rozi, Era, Albina dhe unë, gëzuar vitin e ri 2023! Qoftë ky një vit me shëndet e përplot gëzime për ju dhe familjet tuaja. Qoftë ky një vit i arritjeve të mëdha për atdheun tonë dhe popullin e jashtëzakonshëm të Kosovës. Gëzuar 2023!”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.