Abdixhiku i LDK-së nxjerr “bilancin” e një viti të Qeverisë Haradinaj: Nuk dinë të mbajnë shtet
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë një bilanc të një viti të kësaj Qeverie.
I ka numëruar disa nga dështimet, e ka thënë se “s’ka asnjë dorëheqje, asnjë përgjegjësi, asnjë skuqje”.
“Kjo klasë politike nuk di të mbajë shtet”, ka thënë ai.
Ky është postimi i plotë i Abdixhikut:
Pra, për 1 vit:
– Dështojnë në liberalizim;
– Humbasin 7 njohje;
– S’antarësohen në Interpol;
– I dhurojnë 54 milionë Bektelit;
– I falin 52 milionë prodhuesve të ujit;
– I humbin 16,000 vende pune;
– E falimentojnë PTK-në;
– Kidnapojnë qytetarë të huaj;
– Shtijnë me armë zjarri;
– Mbajnë 5 ministra me aktakuza;
– Fryjnë lista 100 milionëshe;
– Zaptojnë institucione;
Dhe asnjë dorëheqje, asnjë përgjegjësi, asnjë skuqje. Kjo klasë politike nuk di të mbajë shtet!