Lumir Abdixhiku

Abdixhiku godet Xhavit Halitin e Baton Haxhiun pas deklaratave për Ibrahim Rugovën: S’i dalloj, këta dy janë një shkollë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, e ka quajtur skandaloze deklaratën e deputeti të PDK-së, Xhavit Haliti, i cili të mërkurën në “Pressing” të T7, ka deklaruar se një delegacion në krye me Ibrahim Rugovën i kishte kërkuar në Uashington presidentit të atëhershëm amerikan Bill Clinton që mos ta njohin UÇK-së.

Emrat e atij delegacioni i kishte përmendur Gazetari Baton Haxhiu.

Por Abdixhku tha se nuk sheh shumë dallime mes tyre, duke shtuar se Halitin e Haxhiun i bashkon “sulmi ndaj LDK-së”.

“Deklarata skandaloze, është një histori parelavancë, por si mjet analitik është shumë e rëndësishme. Bëhet fjalë për ideologjikë të Ibrahim Rugovës që kanë një aversion ndaj projektit të tij dhe faktit që projekti i tij është fitimtar”.

“Ata dy nuk i dalloj shumë janë një shkollë”, ka deklaruar ai.

VIDEO BONUS: