Sondazhi i publikuar nga TV Dukagjini me pronar biznesmenin, Ekrem Lluka është propagandë e pastër.
Kështu ka thënë sonte kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i pyetur për sondazhin e publikuar mbrënë në televizionin që pronar e ka Llukën. Në këtë sondazh, Vetëvendosje del mbi 48 për qind, kurse LDK-ja 17.9 për qind.
“Një kompani (UBO Consulting) që të vendos një natë para zgjedhjeve lokale në Prishtinë në vendin e tretë, e të parin e vendos me 51 për qind, e të nesermën i pari nga 51 për qind del në 39 për qind, është huqje me 12 pikë me 1000 anketa në Prishtinë, është propagandë e pastër”, ka thënë Abdixhiku, raporton Ballkani.info.
Ai ka shtuar se nuk dëshiron të besoj se pronari i mediumit, Ekrem Lluka nuk është i përfshirë në ndonjë frikësim nga pushteti.
“Ka pasur një ligj që vinte në parlament kohëve të fundit për tekstet shkollore, i cili herë vinte e herë tërheqej, por duhet të besoj se nuk e kanë frikësu me atë ligj dhe s’është hy në borxh, përndryshe ka të drejt të mbështetës Vetëvendosjen. Unë do ta përcjelli atë ligj me shumë kujdes dhe në qoftë se ligji për tesktet shkollore nuk vjen në janar, do të bëjë temë”, ka thënë Abdixhiku në Klan Kosova.
Ekrem Lluka është edhe pronar i shtypshkronjës “Dukagjini” që boton edhe libra shkollor. /Ballkani.info/
BONUS VIDEO: Xhafer Gashi: Sondazhet flasin për një rritje të madhe të LDK-së







