Abdixhiku: Beteja e Kadri Veselit për çlirim nga krimi e korrupsioni po shkon “shumë mirë”

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka ironizuar me iniciativën e Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli për shkarkimin e të akuzuarëve për korrupsion nga postet zyrtare, shkruan Ballkani.info.

Ai këtë iniciativë e ka qujatur betejë dhe ka ironizuar duke thënë se po shkon shumë mirë, duke i përmendur rekrutimin e noterëve, emërimin e rektorit të Universitetit të Gjakovës dhe fondet për lobim.

“Beteja e Kadri Veselit për çlirim nga krimi e korrupsioni po shkon “shumë mirë”. Ende pa u mbushur një muaj mirë

– Zaptuan Noterinë me gra, motra, kunata e familjarë. Të gjitha me pikë maksimale thanë.

– Vendosën në krye të Universiretit të Gjakovës militantë partiak. Do të edukoheni tash e tutje nga këta.

– Përvetësuan qindra mijëra euro për lobim. Nga Ministria e Integrimeve për imazhin e Kadrisë në Amerikë. Ec e bjeri në fije”, ka shkruar Abdixhiku në facebook, përcjell Ballkani.info.

Depueteti ironizoi edhe me deklaratën e Apostolovës, e cila i kishte porositur partitë që të ndjekin shembullin e PDK-së, për largimin e zyrtarëve me aktakuza nga postet publike.

“Dikush tha merrni mësim nga PDK. Mësim se si duhet “me e zhbi” shtetin në secilën mundësi?! Këta janë të varur e ndërvarur organikisht nga kapja. S’munden pa të sepse janë një me të. Prandaj çlirimi i Kosovës nga korrupsioni është lirim i Kosovës pikërisht nga këta”, përfundoi Abdixhiku./Ballkani.info/

loading…