Abazoviq mbledh për herë të parë kabinetin qeveritar, tregon hapat që do t’i ndjek

Kryeministri i Malit të Zi, shqiptari Dritan Abazoviq ka mbajtur mbledhjen e parë të kabinetit të tij.

Abazaoviq ka premtuar se mbledhjet do të jenë të hapura për publikun.

“Duke filluar nga sot, mbledhjen e qeverisë do të jenë të hapura për publikun. Do ta rrisim transparencën dhe do ta forcojmë besimin e qytetarëve në institucione. Qytetarët duhet të përfshihen plotësisht në procesin e vendimmarrjes. “, ka shkruar Abazoviq në ditën e tij të parë të punës si kryeministër.