Abazi, Kusari-Lilës: Çka po lyp këtu, çka je ty lyp me nejt këtu?

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi tha sot para deputetëve të Kuvendit të Kosovës se ka paralajmëruar edhe më parë se dy gjëra janë problematike për Qeverinë Kurti, besimi dhe demokracia.

“As nuk ka besim, as s’ka demokraci”, tha ai.

Deputeti i përjashtuar i LVV-së tha se nëse një shefe e grupit parlamentar e imponuar nga Kurti në emër të grupit parlamentar i fyen veteranët e luftës, kolegët parlamentar nuk din çka ka me lyp me kanë ulë këtu sot, në Kuvend.

“23 vjet pas luftës paskemi nis me harru se ma të rëndësishëm janë përfaqësuesit e popullit shqiptarë, 95 për qind e shumë të rëndësishëm qenkan ‘Simiqat e Radoiçiqat me bo pazare politike”, tha ai.

“Çka je ty lyp me nejt këtu”, e pyeti ai. /Telegrafi/