Abazi kritikon Kurtin për Projekligjin për Zgjedhjet: Po manipulon me diasporën

Deputeti i pavarur, Haki Abazi, ka folur në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po shqyrtohet Projekligji për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Abazi ka kritikuar pushtetin për këtë Projekligj duke thënë se i harruan premtimet e kaluara kur thoshin se Kosova duhet të ndahet në disa zona zgjedhore.

“Mbetja e Kosovës si një zonë zgjedhore e bën qytetarëve vetëm votues dhe jo pjesëmarrës në proceset…” – ka thënë Abazi.Më tej, ai ka folur edhe për manipulimet që bëhen gjatë procesit të numërimit të votova, duke thënë se është dashur që të dixhitalizohet ky proces.

“Ajo ndodhë kudo që është vota e qytetari kur bëhet në fletëvotim të numërohet menjëherë… Momentin kur shkon te matrapazi (e ka fjalën për punëtorët e zgjedhjeve, por jo për ata që kanë kryer punën si duhet) që ka marrë pare me deformu voton deputetin në cilin do nivel ajo do të ndodh. Ky ligj në vitin 2023 është vota në mënyrë të dixhitalizuar dhe të numërohet në mënyrë automatike.” – ka thënë ai.

Ai pati kritika edhe për mosndryshimin e përqindjes së përfaqësimit të grave.

“Gojën plotë të drejta të grave, por ku vjen puna mbahet rregulli i UNMIK-ut prej 30 përqindëshit.” – ka thënë ai.

Tutje, Abazi e kritikoi fjalimin e kryeministrit, Albin Kurti për Projektligjin për Zgjedhjet.

“Fjalimi i tij ishte mbi 80 për qind për diasporën. Është keq me tentu me manipulu që është lehtësu jetën, por ja kemi vështirësu jetën. Teknikisht është problematike, prapë po e përdorimim sistemin zgjedhor për ti joshur, mirëpo në ditën që përfundojnë zgjedhjet harrojmë kush është diaspora… nuk i hapim telefonin…” – ka thënë ai.

H