AAK nuk merr pjesë në zgjedhjet lokale në veri të vendit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale, që do të mbahen në katër komunat në veri të Kosovës.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, do të jetë e përkushtuar që procesi i zgjedhjeve për kryetarët e katër komunave: Mitrovicë Veriore, Zubin Potok, Leposaviq, Zveçan, të jetë konform standardit të normave demokratike dhe në përputhje me rregullat e përcaktuara me ligj për zgjedhje të lira e të ndershme. Pas konsultimeve të zhvilluara me udhëheqjet e Degëve tona në këto komuna, AAK ka marrë vendim që të mos ketë kandidatura në këto zgjedhje dhe votuesit e saj, do të jenë krejtësisht të lirë të mbështesin kandidatë më të mirë, pavarësisht përkatësisë së tyre politike e partiake!”, thuhet në njoftimin e AAK-së.