AAK-ja, dega në Rahovec, i ka nisur tashmë takimet me qytetarët si mobilizim për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Shef i shtabit të degës së AAK-së në Rahovec, Përparim Krasniqi, bashkë me ekipin e tij, sonte kanë takuar banorët e tri fshatrave.
“Në rolin e Shefit të Shtabit Zgjedhor të degës së AAK-së, së bashku me ekipin, sonte patëm një takim me qytetarët e Opterushës, Zoqishtit dhe Retisë. Këto takime janë pjesë e procesit të konsultimeve që kemi nisur me qytetarë dhe grupe interesi, me synim hartimin e një programi qeverisës gjithëpërfshirës për katër vitet e ardhshme”, ka shkruar Krasniqi.
AAK në Rahovec kandidon sërish me Smajl Latifin, kryetarin aktual. /Ballkani.info/







