AAK në Junik fton Prokurorinë të hetojë votat e diasporës, thotë votimi në dy raundet ishte i falsfikuar

Pas numërimit të votave të diasporës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Junik, ka reaguar përmes një njoftimi për mediat.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dega në Junik, do ta ankimoj procesin e votimit që kanë ardhur përmes postës, pasi që siç është deklaruar edhe nga mediat, antarët e KQZ-së, etj., dyshohet se shumica absolute e votave me postë, janë shënuar nga një person, ashtu sikurse e kemi dëshmuar ditë më parë përmes fotos, ku shihet vllau i kandidatit të LDK-së Skënder Shehu, me një grumbull fletëvotimesh, si dhe fotot e mëposhtme të zarfave të ardhura, ku shihet qartë se është e njejta dorë, i njëjti drejtëshkrim dhe i njëjti person që ka votuar në emër të qindra bashkëatdhetarëve, e që është keqpërdorim, padyshim i vullnetit të qytetarëve!”, thekson AAK-ja.

Sipas kësaj partie, ata kanë dyshime të bazuara dhe me argumente të fuqishme, që ky votim nuk është real, është i falsifikuar, si në ruandin e parë, ashtu edhe në ruandin e dytë, andaj i bëjmë ftesë porokurorisë dhe organeve të hetuesisë të verifikojnë çdo votë të ardhur nga jashtë!

“Në të kundërtën, ky proces nuk mund të quhet legjitim dhe është i kompromentuar dhe qeverisja lokale e Junikut nuk mund të konsiderohet asesi legjitime”, thuhet në fund të reagimit.