AAK me akuza të rënda: Kompania turke e mori me dallavere tenderin për Stadiumin Kombëtar

AAK ka ‘dridhur’ me prononcimin e tyre të fundit publik, duke akuzuar se kompania turke ka fituar me dallavere tenderin për ndërtimin e Stadiumit Kombëtar.

Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës (AAK) ka akuzuar Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), që nuk i është përmbajtur rregullave të duhura lidhur me tenderin për ndërtimin e stadiumit.

Sipas këtij asociacioni, MKRS-ja, i ka dhënë tender me dallavere kompanisë turke për ndërtimin e Stadiumit Kombëtar.

Reagimi i AAK-së:

“Në situatën e krijuar, e gjitha çka mund të ndajmë me anëtarësinë dhe opinionin është:

Procedura e aplikuar e përzgjedhjes së konkurentëve, ka qenë procedure e kufizuar;

Konkursi ka përfunduar me rivlerësim, për arsye të ankesës së konsorciumit amerikam DLP – ARUP, të cilët fillimisht janë eliminuar, sipas arsyetimit “për mungesë të eksperiencës…”, ndërkohë që të dy anëtarët e konsorciumit janë top kompani botërore;

Në këtë rast, Organi Shqyrtues i Prokurimit ka kthyer procedurën mbrapsht;

Nga të gjithë të paraqiturit në konkurs dhe gjashtë të përzgjedhurit, vetëm dy punime janë dorëzuar [Konzorciumi amerikan DLP – ARUP njëherë i eliminuar si dhe kompania Turke Tabanlioglu, tashmë fituese];

Konsorciumi amerikan e ka tërheqë punimin e vet para se të kalojë procedurën e vlerësimit, pasi që MKRS-ja nuk ka emëruar komisionin vlerësues konform rregullave të konkurseve ndërkombëtare;

Projekti i kompanisë turke [Tabanlioglu] është shpallë si më i miri në konkurrencë me vetveten, ngase ka qenë i vetmi në procedurën e vlerësimit;

Nuk ka pas asnjë mbrojtje publike, prezantim publik apo çfarëdo forme të komunikimit me publikun as nga autoret as nga Komisioni eventual;

Nuk ka pas as Komision Vlerësues profesional, të njohur apo të publikuar, ose i njëjti është mbajtur larg syve të publikut;

Vetëm më 14.06.2019 është mbajtur, një prezantim përpara një rrethi të ngushtë të emrave nga politika dhe sporti;

Asociacioni nuk komenton projektin arkitektonik, pasi që, nuk ka pas qasje në vlerësimin e tij.”

loading…