Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në koalicion me AAK – Nisma Socialdemokrate – Konservatorët – E30 dhe Ideal, Lahi Brahimaj, ka falënderuar simpatizantët e AAK-së për përkrahjen e dhënë dje gjatë hapjes së fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Brahimaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook iu ka bërë thirrje qytetarëve të Gjakovës përr të marrë pjesë në tubimin që pritet të mbahet sot në sallën “Shani Nushi”, duke filluar në ora 17:30, raporton Ballkani.info.
“Njëkohësisht ju ftoj të merrni pjesë në mënyrë sa më masovike në të tubimin I cili do të mbahet sot në sallën ‘Shani Nushi’, në ora 17:30. Ejani dhe t’iu tregojmë se ata që e dënuan Gjakovën për katër vite nuk kanë vend më në Gjakovë”, ka thënë ai./Ballkani.info/
Më poshtë keni videon e plotë:







