Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër i koalicionit AAK – Nisma – Konservatorët, sot pritet të takohet me strukturat udhëheqëse të Degës së Aleancës në Pejë.
Begasi e kësaj mbrëmje pritet të jetë zyrtarizimi i Egzon Kelmendit, djalit të biznesmenit të njohur, Ramiz Kelmendi si anëtar i ri i partisë.
Ballkani.info ka siguruar një fotografi ku shihet kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i shoqëruar nga vëllai i tij, Daut Haradinaj dhe Egzon Kelmendi.
Egzon Kelmendi pritet t’i hyjë garës edhe për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit.







