“A u qetësove kryeministër? Se janë bërë merak këta të tut kur të panë ashtu, a je mirë?”.

Fillojë fjalimin e tij në Kuvendin e Kosovës, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ku para tij raportoi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ku foli për draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Të kemi ftuar për të diskutuar, ti ke ardhur i ngarkuar siç po shihet, sepse të ngarkon e kaluara jote politike, ne vijmë të pangarkuar sepse dëshirojmë të kemi një diskutim të hapur”, ka shtuar ai.

Krasniqi ka bërë të ditur se deputetët opozitar nuk e kanë thirrur kryeministrit për shpallë as tradhtarë as shpiun.

“As nuk të kemi thirrur me të quajtur mashtrues, nuk të kemi thirrur për të të etiketuar”, shtoi ai.

Është vështirë, sipas Krasniqit, a duhet të qesh apo të qajë me gjendjen e kryeministrit.

“A me qesh që erdh dita 10 vjet më vonë në të njëjtën foltore me e mbrojt zajednicën. A është me qajtë për 1 dekadë të humbur të Kosovës të mundësive të këtij vendi”.