A u ndëshkua me qëllim me karton të kuq, Neymar, për këtë arsye?

PSG fitoi 3-2 në ndeshjen e Ligue 1 kundër Bordeaux në kuadër të xhiros së 26-të.

Neymar u ndëshkua me karton të kuq në fund të ndeshjes dhe do të mungoj në ndeshjen e fundjavës.

Sipas AS, braziliani si duket u ndëshkua me qëllim, pasi ka plane për udhëtim gjatë javës.

Ylli i PSG-së do të udhëtoj për në Rio de Janiero për të marrë pjesë në karnavalet që organizohen atje.

Ato kanë filluar të premten dhe do të vazhdojnë deri të mërkurën.

Neymar nuk është i obliguar të marr pjesë në stërvitje me klubin dhe do të jetë i pranishëm në dy natët finale të karnavaleve të Rios.