Reaktorët në termocentralin bërthamor Zaporizhia në Ukrainë janë të sigurt pavarësisht se janë nën sulm nga forcat ruse.

Kështu konstatoi kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Mariano Grossi transmeton lajmi.net.

Një zjarr në objekt ngjalli frikën e një aksidenti të mundshëm, por Agjencia thotë se nuk u lëshua asnjë material radioaktiv.

Fabrika që atëherë është pushtuar nga forcat ruse.

“Ne jemi me fat që nuk ka pasur një lëshim të materialit radioaktiv dhe integriteti i reaktorëve nuk është cenuar”, tha Rafael Mariano Grossi në një konferencë shtypi në Vjenë të premten.

Megjithatë, operatori dhe rregullatori i uzinës i tha Agjencisë se situata në terren është “jashtëzakonisht e tensionuar dhe sfiduese”.