A pritet sërish të vendoset ‘ora policore’ në Kosovë: Flet drejtori i IKSHPK’së, Naser Ramadani

Drejtori i IKSHPK’së, Naser Ramadani ka thënë se nëse qytetarët vazhdojnë të mos i respektojnë rekomandimet për përballjen me koronavirusin, atëherë mund të kufizohet sërish liria e lëvizjes.

Kështu deklaroi ai gjatë një vizitë që pati në kufirin Kosovë-Shqipëri, me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemajn.

“Nëse Instituti i Kombëtar e sheh që qytetarët nuk po i  përfillin këto rekomandime do të ndërmerr masa më rigoroz deri ndoshta në përkufizime të ndryshme të lëvizjes ose të qarkullimit. Ketë e kemi për hir të ruajtës së shëndetit të qytetarëve”, ka thënë Ramadani.

Kujtojmë se ditëe të fundit në vendin tonë është shënuar ngritje e rasteve të prekura me koronavirus.

Dje në Kosovë janë identifikuar gjithsej 40 të infektuar, ndërsa para dy netësh 36.