A pret Tuchel dhuratë nga Mainzi që luan ndaj Borussia Dortmund?

Të shtunën do të luhet xhiro e fundit e Bundesligës, ku do të mësojmë nëse Bayern Munich do ta fitojë titullin e 11-të të kampionatit gjerman, apo Borussia Dortmund do ta marrë titullin e parë pas vitit 2012.

‘Milionerët’ kanë dy pikë më shumë se Bayern Munich dhe nëse e mposhtin Mainzin në shtëpi nesër, do të fitojë titullin.

Bayern Munich në anën tjetër viziton Kolnin dhe ka nevojë për një fitore, ndërsa në anën tjetër pret barazim ose një humbje të Borussias për të fituar titullin e 11-të radhazi të Gjermanisë.

“Unë nuk kam një mesazh për Borussia. Ne kemi punën tonë për të bërë. Kemi bërë shumë gabime. Tani do të përpiqemi të përfundojmë garën dhe të bëjmë më të mirën, por ky nuk është më një sezon që do të ishte i kënaqshëm”.

“Nuk duhet ta shikojmë ndeshjen e tyre sepse për ne është e qartë që duhet të fitojmë të parët në ndeshjen tonë”, ka thënë Thomas Tuchel.

Bavarezët kanë fituar 10 titujt e fundit të ligës, por mund të shohin fundin e dominimit të tyre në Bundesligë dhe të mbesin pa asnjë trofe.

Kur u pyet nëse kishte menduar për ndonjë dhuratë nga Mainz ndaj Borussia Dortmund, Tuchel që ka drejtua këto dy skuadra, përmendi fitoren e Mainzit ndaj bavarezëve pak javë më parë (3-1).

“Ne i kemi dorëzuar një dhuratë katër javë më parë. Dikush është në borxhe të mëdha”, ka thënë Tuchel me shaka.