Tashmë ka filluar intervenimi i forcave speciale të Policisë së Kosovës në veri.
Sipas mediave serbe, pak më herët kanë ardhur forca shtesë nga Prishtina, të cilat janë drejtuar kah veriu.
Sipas Kosova Online, forcat kosovare kanë hedhur gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve që gjendën në pikën kufitare në Bërnjak, pikë tjetër kjo me Serbinë në veri të Kosovës, transmeton Ballkani.info.
Policia e Kosovës që nga mëngjesi ndodhet në veri, për të zbatuar reciprocitetin në vendosjen e targave të Republikës së Kosovës.
Së shpejti më gjerësisht…







