A po shkon Suedia drejt një katastrofe? Pamje “surreale” nga Stokholmi, parqet dhe restorantet plot me njerëz

Duke shijuar një birrë pranë njëri-tjetrit, vrap nga parqet e mbipopulluara apo përqafime pa maska e doreza- kjo ishte situata dje në kryeqytetin e Suedisë, teksa bota gjendet në izolim.

Kafenetë, baret dhe restorantet në Suedi vazhdojnë të jenë plot me njerëz, ndonëse numri ditor i vdekjeve në vend, prej koronavirusit vazhdon të rritet. Pavarësisht shpërthimit të virusit, fotografitë e shkrepura në Stokholm ditën e djeshme, dëshmojnë imazhe gati të pabesueshme, të një jetë që duket se vijon normalisht.

Suedia është i vetmi vend në Evropë që nuk ka vendosur bllokime dhe masa shtrënguese – edhe pse numri i të vdekurve është më i lartë se në SHBA, Iran dhe Gjermani në krahasim me numrin e popullsisë.

Ky është një vendim që ka ngjallur kritika nga disa shkencëtarë dhe mjekë, të cilët e kanë paralajmëruar qeverinë se “do ta çojë Suedinë drejt katastrofës”. Vendi skandinav regjistroi dje 172 vdekje dhe 682 raste të reja.