A po karantinohet Prishtina? Për dy ditë mbi 600 raste të reja në kryeqytet

Situatë tejet alarmante me rastet e reja me COVID-19 po paraqitet në Kosovë, ku për vetëm 24 orë janë konfirmuar 728 raste të reja.

Prishtina po vazhdon të jetë epiqendër e përhapjes së virusit, teksa për vetëm 24 orë janë konfirmuar 316 raste, shkruan lajmi.net.

Teksa dje, në kryeqytet janë konfirmuar 324 raste.

Raste ka edhe në Gjilan, 52 sosh, Prizren dhe komuna tjera.

Njoftimi i plotë për komunat:

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 316 raste, komuna Gjilan 52 raste, komuna Prizren 47 raste, komuna Gjakovë 45 raste, komuna Pejë 41 raste, komuna Ferizaj 25 raste, komuna Fushë Kosovë 25 raste, komuna Mitrovicë 21 raste, komuna Suharekë 18 raste, komuna Vushtrri 18 raste, komuna Shtime 16 raste, komuna Lipjan 15 raste, komuna Podujevë 14 raste, komuna Drenas 11 raste, komuna Kaçanik 11 raste, komuna Deçan 9 raste, komuna Obiliq 9 raste, komuna Klinë 6 raste, komuna Viti 6 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Hani i Elezit 3 raste, komuna Novobërdë 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Dragash 2 raste dhe komuna Istog 1 rast.