Tinka Kurti dhe Arta Bajralija, deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, së fundmi janë ballafaquar me vështirësi në mbajtjen e fjalimeve. Kjo ka ndodhur përbrenda një periudhe të shkurtër.

Teksa ka folur për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Paligjshme kur pritej të hedhej në votim projektligji për të, një nga pikat bosht të programit politik të Lëvizjes Vetëvendosje, deputetja Kurti ka dështuar ta dëshmojë seriozitetin e këtij projektligji, shkruan lajmi.net.

Kurti e fundit ka pasur vështirësi në artikulim kur ka marrë fjalën të flasë për projektligjin madhor të subjektit politik që po e udhëheq vendin.

“FatmirësishtË, Komisioni i Venecias ka dhënë dritën e gjelbër për këtë iniciativë….(pushon disa sekonda)…pra duhet t’u kthehet atyre që u është marrë. Ata që u pasuruan në kurriz të të tjerëve, të qytetarëve, duhet ta kthejnë pasurinë aty ku e kanë….ku është marrë. Kështu është shumë mirë që të vazhdohet me Byronë për Konfiskimin e Pasurisë, dhe është shumë pozitive opinion që është dhënë….(pushon disa sekonda). Respektimi i të drejtave të njeriut, që tha është ëëë.. janë shkelur në fakt, opinion thotë se janë marrë parasysh të drejtat e njeriut….(pushon disa sekonda)….të drejtat e njeriut shkile, shkelen me vet….(pauzë e gjatë, bllokim total)…të drejtat e njeriut shkelen duke mos u respektuar Konventat që i merr parasysh Komisioni i Venecias”, përfundon fjalimin “historik” deputetja e VV-së.

Sidoqoftë, Byroja Shtetërore që synon ta vë nën kontroll pasurinë e të gjithëve u kundërshtua nga vetë kryekuvendari, Glauk Konjufca, i cili votoi kundër saj. Kësisoj, ajo nuk kaloi pasi që vetëm 45 vetëm 45 deputetë morën pjesë në votim.

“O Avdi fol bre” – Skandalizon deputetja e VV-së, s’kuptohet gjë dhe mezi e lexon fjaliminDeputetja e VV-së, Tinka Kurti, shkaktoi të qeshura në rrjete sociale me një fjalim që mbajti sot në Kuvend, të cilin përpos se mezi e lexoi, nuk kuptohej çka po do të thotë

Emocione përpara mikrofonit në Kuvend së fundmi ka pasur edhe një nga deputetet më pak të zëshme nga partia në pushtet, Arta Bajralija.

Kjo e fundit i ka kërkuar fjalën kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufcës, mirëpo kur iu është dhënë fjala, ka qëndruar e buzëqeshur përpara mikrofonit.

Ishte pikërisht Lëvizja Vetëvendosje që përgjatë kohës sa ishte opozitë akuzonte për analfabetizëm deputetët e pushteteve atëbotë. Këso akuza janë lëshuar edhe në formë komunikate nga VV-ja, por edhe nga goja e akterëve të lartë politik aktualisht.