A ndodhi sot në shkollat e Kosovës integrimi i fëmijëve të kthyer nga Siria?

Sot ka filluar vijimi i mësimit nëpër shkollat e Kosovës. Liderët e partive politike kanë uruar nxënësit duke ju dëshiruar vit të mbarë në kërkim te dijes.

Vëmendje sot mori edhe integrimi i fëmijëve të kthyer në Kosovë nga zonat e luftës në Siri dhe Irak.

Ballkani.info ka kontaktuar me Afërdita Jaha nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë duke e pyetur në lidhje me integrimin e fëmijëve të kthyer në Kosovë nga zonat e luftës në Lindjen e Mesme. “Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës në kuadër të Planit të Veprimit për Implementimin e Strategjisë për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit që Shpie në Terrorizëm 2017-2020 dhe përgjegjësisë për zbatimin e politikave dhe aktiviteteve që dalin nga kjo strategji jemi duke punuar intensivisht. Bazuar në të dhënat që kemi marrë nga MPB –nga vatrat e luftës janë kthyer 110 qytetarë prej tyre 74 fëmijë”, tha Jaha.

Nga Siria janë kthyer 110 persona në mesin e tyre 74 fëmijë.

Më tutje ajo ka trajtuar këtë çështje duke përmendur procesin deri tek integrimi i këtyre fëmijëve

“Nga 74 fëmijë të ardhur, 36 fëmijë janë në moshën 0 deri në 3 vjeç. 38 fëmijë do të përfshihen në procesin arsimor (9 në kopshte, 5 në parashkollorë dhe 24 në shkolla ) Në shtator do te fillojnë mësimin te gjithë nxënësit e moshës shkollore. Integrim në procesin mësimor ofrohet edhe për nxënësit e moshave e te cilëve është me e madhe se mosha e paraparë me ligjin për arsimin parauniversitar për të qenë nxënës te rregullt. MASHT ne bashkëpunim me DKA do të ofroj mësim te përshpejtuar. Në vitin shkollor 2019/2020 priten te sistemohen ne shkolle 5 fëmijë ne parashkollor dhe 24 fëmijë në shkollimin fillor”, theksoi Jaha.

Poashtu ajo tregoi për bashkëpunimin e MASHT-it me DKA-në në lidhje me përgaditjet për regjistrimin në shkolla për këta fëmijë.

“MASHT ne bashkëpunim me DKA tani me kemi kryer te gjitha përgatitjet për regjistrim në shkolla. Nxënësit janë regjistruar, kemi sistemuar dhe siguruar kuadro për ofrimin e mësimit te përshpejtuar për nxënësit mosha e te cilave është me e madhe se mosha e paraparë për te qenë nxënës të rregullt . Komunat në të cilat kemi nxënës te kthyer ne shkollimin fillor dhe parafillore nga vatrat e luftës janë : Prishtina, Suhareka, Lipjani, Ferizaj, Mitrovica, Klina dhe Gjilani”, përfundoi Aferdita Jaha nga MASHTI”, përfundoi ajo.

Tema rreth persoaneve që kanë shkuar në luftëra të armatosura ka qenë e diskutuar në Kosovë, vazhdmisht është trajtuar integrimi i të involvuarëve në luftërat e Sirisë dhe Irakut kurdo që kthehen në Kosovë. /Ballkani.info/

loading…