A ndikon klubi te lojtarët që të agjërojnë apo jo, trajneri Dragusha ka një përgjigje!

Nesër fillon muaji i Shenjt i Ramazanit. Gjatë këtij muaji shumë futbollistë kosovarë agjërojnë.

Trajneri, Muhamet Dragusha tha se futbollistët duhet të vendosin vetë se a duan a jo të agjërojnë.

“Muaji i shenjt i Ramazanit sipas fesë̈ është obligimin për secilin, përveç atyre qe janë të sëmurë. Sa i përket futbollistëve është e drejt e secilit të zgjedh se si do ta kaloj këtë muaj duke agjëruar dhe duke stërvitur dhe çdo e 3t-a ditë ndeshje apo duke vazhduar sikurse me tash pa agjërim dhe drejt sukseseve individuale por edhe kolektive”, u shprehë ai.

Tutje, Dragusha per IndeksOnline foli edhe për vështirësitë e futbollistëve që agjërojnë.

“Sigurisht se ai që agjëron do ta ketë me të vështirë t’i përballoj stërvitjet e sigurisht se edhe ndeshjen e dimë të gjithë sa kalori humbet një sportist gjatë një ndeshje e ato duhet të jenë të akumuluara në stomak dhe të jetë plot para dhe menjëherë pas ndeshjes, e dihet ai që se agjëron do të ketë forcë më të madhe qe ti tejkaloj ato 90’min loje e stërvitja është rutin tashme për ta.”

“Ai qe agjëron do të jetë më i zbehtë sidomos në fillim të Ramazanit derisa të arrij që stomaku të mësohet me atë regjim të ushqimit pasi çdo ndryshim kërkon sakrificë e kjo është ajo që futbollistit do t’i ndikoj, po bindja e fort se mundet dhe do ta tejkaloj këtë muaj sigurisht se do t’ja lehtëson paksa. Për futbollistët që agjërojnë u uroj agjërim të lehtë dhe ta kalojnë sa ma mire dhe më shumë suksese”, u shprehë analisti i njohur.

Në fund, Dragusha tha se klubet nuk kanë politika që të ua ndalojnë agjërimin futbollistëve.