A ju kujtohen këta 3 anëtarët e NISMA’s që e përqafonin fort Fatmir Limajn? Njëri prej tyre sot është kryeshef i Postes

Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Postës së Kosovës ka përzgjedhur sot në pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv, Xhevdet Smakiqin. Smakiqi në zgjedhjet e 2019-ës kishte garuar për deputet të NISMA-s.

Por, në “karrierën” e tij politike, Smakiqi mbahet mend vetëm për pjesëmarrjen në fotografinë e famshme të disa anëtarëve të NISMA-s që shihen duke e përqafuar fort kryetarin e tyre Fatmir Limajn.

E njeri prej tyre, ai që shihet me këmishë të kaltër të hapur, është Xhevdet Smakiqi.

Në zgjedhjet kur kryeshefi i ri i Postës kishte garuar për deputet, NISMA për pak e kishte kaluar pragun zgjedhor, për dallim nga zgjedhjet e fundit që ashtu siç edhe pritej ka mbetur jashtë Kuvendit.

Nga ana tjetër, Smakiqi, si deputet i NISMA-s që në zgjedhjet e 2019-ës garoi në koalicion me AKR-në e PD-në, nuk kishte arritur t’i marrë votat e mjaftueshme për tu bërë deputet. A kishte arritur t’i marrë vetëm 1 mijë e 328 vota në zgjedhje.