Debat

“A je ti ai që e ke sulmu me ngjyrë rektorin bashkë me Rron Gjinovcin?” – Mirena kapet me Jasharajn

Analisti Ilir Mirena e ka pyetur disa herë aktivistin Durim Jasharajn nëse ky e ka sulmuar me ngjyrë ish-rektorin Mujë Rugovës.

Teksa Jasharaj po fliste për gazetarinë, Mirena i tha “mos na mbajë ligjërata për gazetarinë, po kallxo a e ke gjuajt me ngjyrë Mujë Rugovës”.

Jasharaj nuk përgjigjej dhe insistonte se tema e debatit ishte për diçka tjetër, teksa i tha Mirenës se nuk “flet shumë për vetën e tij”.

Mirena i tha se në atë mënyrë i është rrezikuar jeta ish-rektorit sepse sipas tij ai është gjuajtur me kimikate.

Më pas, Mirena tha se mburret që ka qenë në PDK, duke e pyetur Jasharajn se a e ka gjuajtur me ngjyrë rektorin së bashku me Rron Gjinovcin në cilësinë e aktivistave të VV-së.

Jasharaj i tha “pse ka rëndësi kjo”.