A ishte penallti ndërhyrja e tij në Varanen? Flet Lenglet

Clement Lenglet ka bërë thirrje që të respektohen dy vendimet e gjyqtarëve në El Clasicon mes Barcelonës dhe Real Madridit.

Barcelona dhe Real Madridi barazuan pa gola në El Clasicon e parë për këtë sezon.

Real Madridi edhe zyrtarisht është ankuar si në gjyqtarin ashtu edhe sistemin VAR, për mos akordim të penalltive në dy raste.

“Për mua nuk ishte një penallti”, ka deklaruar Lenglet për Movistar kur u pyet për ndërhyrjen e tij në Varanen.

“Doja të largoja topin me kokën time dhe t’i jepja forcë lëvizjes sime. Përdora trupin dhe këmbët e mia për këtë dhe për fat të keq preka këmbën e Rapahel”.

“Nuk jam një lojtar që e pëlqen të shqlemojë njerëzit. Por nëse disa besojnë se ishte penallti, varet nga VAR. VAR mori një vendim dhe duhet të respektohet”.