Bota e futbollit njeh shumë stadiume me fusha të bukura, por dizajni i fushës së skuadrës skoceze lë pa fjalë.

Brechin City, të cilët garojnë në Ligën e Dytë të Skocisë, duket kanë një prej mirëmbajtësve më kreativ për stadiume.

Kjo skuadër luan në një stadium të vjetër 100 vite, me një hapësirë për 4 mijë shikues.

Por, këtë stadium, më special po e bën të duket dizajni i prerjes së barit, nga mirëmbajtësi i këtij stadiumi.

Puna që ka bërë mirëmbajtësi është një art i vërtetë, i cili lë pa fjalë.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell fotografinë ku shihet dizajni i fushës.