A e dëgjon veten kryeministri? | Kurti pas luftës së madhe kundër sindikatave premton promovimin e organizimit sindikal në sektorin privat

Albin Kurti ka shpalosur sot 10 pika programore të platformës së tij për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje për 4 vjetët e ardhshme.

Por, ai i ka çuditur të gjithë me një deklaratë të tij për promovimin e organizimit sindikal në sektorin privat.

Kjo deklaratë e Kurtit vjen në kohën kur ai është duke e zhvilluar një luftë të ashpër kundër sindikalistët të sektorit publik.

Po bëhen gati një muaj prej kur Kurti është duke luftuar hapur për t’i mposhtur sindikalistët e arsimit, të cilët janë futur në grevë që nga data 25 gusht dhe po kërkojnë që për shkak të inflacionit të lartë t’u jepen edhe nga 100 euro në muaj, shkruan Demokracia.com.

Këto janë dhjetë pikat programore të platformës së tij:

Ai ka numëruar disa nga prioritetet e tij për mandatin tjetër në krye të LVV-së.

1) Rritja e numrit të anëtarëve të rinj me mosha të reja në LVV

2) Rritja e anëtarësisë së vajzave dhe grave

3) Krijimi i kohezionit mes brezave, grupeve shoqërore e botëkuptimore

4) Forcimi i shkollës politike dhe dimensionit ekzekutiv të saj

5) Promovimi i organizimit sindikal në sektorin privat

6) Përgatitja e burimeve njerëzore dhe programore për zgjedhjet lokale 2025

7) Përgatitja e platformës politike për mandatin e dytë të qeverisjes

8) Rritja e rrjetit të qendrave të Lëvizjes Vetëvendosje në mërgatë

9) Angazhimi i studentëve dhe profesionistëve në organizatën politike të Lëvizjes

10) Bashkëpunimi ndërkombëtarë dhe ai jashtë shtetit e brenda kombit tonë

LVV do t’i mbajë zgjedhjet e saj të brendshme për të katërtën herë me radhë.