A do të kualifikohej Shqipëria në EURO 2016 pa dronin e famshëm?

Sot 5 vite në ndeshjen për kualifikimet EURO 2016 ishte përballur Serbia me Shqipërinë në Beograd.

Situata ishte e tensionuar nga fillimi pasi për Shqipërinë po luanin shumica kosovarë që përfaqësonin Shqipërinë, kjo për mediat serbe krijonte dilemma; Po luajmë me Shqipërinë apo me Kosovën?

Agresori diplomatik serb lobonte vazhdimisht kundër Kosovës dhe nje ndeshje me Shqipërinë u parashikua të kishte tensione, por jo deri në ato përmasa sa të ndërpritej ndeshja.

Ishte fund i pjesë së parë ku Ballist Morina hodhi dronin mbi stadiumin e Beogradit ku po zhvillohej ndeshja, duke shkaktuar dhunë në mes lojtarëve të Shqipërisë dhe atyre serb që kishin mbrotje fizike edhe nga tifozët që u lejuan nga forcat e sgurisë serbe të dilnin në fushë.

Shpesh ka pyetje; A do të kualifikohej Shqipëria në EURO 2016 po të mos ndodhte rasti i dronit të famshëm?

Ballkani.info ka kontaktuar me gazetarin e sportit, Uran Krasniqin i cili analizoi gjendjen e grupit para ndeshjes

“Droni ka shpërfaqur paaftësinë e Serbisë për menaxhimin e situatës, rrjedhimisht duke fundosur shpresat e Serbisë për t’u kualifikuar në Evropian. Me gjuhë figurative do të thosha: Mitroviç është dashur ta tërheqë më ngadalë dronin dhe jo aq rrëmbyeshëm. Serbia nuk e kishte punën keq në grup para fluturimit të dronit. Po kthehej nga Jeremeni me një barazim me Armeninë. Në ndeshjen me Shqipërinë deri në minutën 42 rezultati ishte 0-0, Serbia nuk po fitonte, por as nuk po humbte, por edhe mund të fitonte ndeshjen e edhe mund ta humbte apo të barazonte, këtë nuk e di. Sidoqoftë administrimi i keq i situatës me dronin la vetëm një opsion për Serbinë, humbjen e ndeshjes, por edhe pasoja të tjera, ndeshje pa shikues në të ardhmen dhe minus pikë në grup. Pasojat e dronit u ndjenë mënjehërë në ndeshjen me Danimarkën, ku Serbia pëson në Beograd. Ndoshta në një atmosferë të krijuar nga shikuesit ndeshja mund të kishte rrjedhë tjetër”, tha Krasniqi.

Më tutje ai tregon për sukseset që kishte arritur kombëtarja e Shqipërisë me Portugalinë, Danimarkën duke aluduar në atë që kombëtarja ishte në super-formë dhe kualifikimi nuk varej nga droni.

“Rasti i dronit e ka ndihmuar Shqipërinë. Ka bërë që në ndeshjen Serbi-Shqipëri në Beograd të fitojë Shqipëria. Shqipëria në njëzet minutat e fundit e ka kontrolluar ndeshjen, por nuk e di se a do të mund të fitonte. Kështuqë droni e ka bërë fitues. Por Shqipëria më 2016 edhe pa dronin e ka pasur një performancë të mirë. Në Portugali nuk kishte dron, por Shqipëria pati fituar, gjithashtu as në Danimarkë nuk kishte dron, por Shqipëria nuk pati humbur. Mendoj që kualifikimi i Shqipërisë në Euro 2016 më shumë ka qenë për shkak të këtij suksesi të madh kundër këtyre dy kundërshtarëve dhe pastaj për shkak të nxjerrjes së tri pikëve nga një ndeshje që nuk dihet si do të kishte përfunduar sikur të zhvillohej normal. Droni në stadiumin e Beogradit nuk ka lidhje me Kombëtaren shqiptare. Është thjesht një iniciativë individuale e një tifozi shqiptar. Përgjegjësia e organizimit të ndeshjes dhe e ofrimit të sigurisë i ka takuar shtetit serb. Përjetimi i tillë i një droni flet për mentalitetin e prapambetur të shoqërisë serbe”, përfundoi Uran Krasniqi.

Kombëtarja e Shqipërisë nuk arriti të kalonte fazën e grupeve në kampionatin europian përkunder asaj se doli e treta në grup duke e mposhur Rumaninë, por u mposht nga Zvicra dhe Franca. /Ballkani.info/

loading…