A do ta shkurtohet fushata zgjedhore për zgjedhjet e tetorit, flasin nga KQZ-ja

Rritja e numrit të rasteve me COVID 19 në Kosovë dhe stërngarkimi i spitaleve me pacientë që po hopsitalizohen si pasojë e infektimit me virusin, ka bërë që disa analistë politikë të propozojnë shkurtimin e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 17 tetorit.

Për shkak të kësaj, Qeveria e Kosovës bazuar në rekomandimet e ekspertëve tashmë ka filluar me masat e reja që kanë hyrë në fuqi e që do të zgjasin deri më 13 shtator të muajit të ardhshëm.

Përveç masave Qeveria ka formuar edhe Komitetin për koordinimin dhe vlerësimin e situatës me pandeminë COVID-19 i cili zyratrsith sot ka mbajtur mbledhjen e parë.

Masat aktuale për parandalimin e COVID 19 janë në fuqi deri me 13 shtator e më pas bazuar në gjendjen me pandeminë, masat ose do të shtrëngohen ose edhe mund të ketë lirim të tyre.

Tri ditë pas përfundimit të këtyre masave do të nis fushatë zgjedhore për kryetar të komunave e bazuar në ligjin për zgjedhjet e përgjithshme është përkufizuar se periudha e fushatës zgjedhore për subjektet politike është 30 ditë (16 shtator – 15 tetor).

Valmir Elezi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka thënë se zgjedhjet lokake janë të rregullta dhe bazuar në ligjin për zgjedhjet i aprovuar në vitin 2008 nuk mund të ketë shkurtim të fushatës zgjedhore

“Pra, afati 30 ditor për fushatën e zgjedhjeve lokale (16 shtator – 15 tetor) i vendosur nga KQZ-ja mbështetet në këtë ligj dhe në rregullën zgjedhore për fushatën e zgjedhjeve dhe noftimet për ngjarjet politike dhe si i tillë nuk mund të ndryshohet”, ka thënë ai.

Sipas Elezit,është në diskrecionin e subjekteve politike nëse ato si pasojë e gjendjes më COVID 19 varet se si do t`i organizojnë tubimet elektorale.

“Aspektet tjera, të cilat ndërlidhen me meneaxhimin e pandemisë dhe masat tjera kufizuese, qoftë edhe për tubimet e subjekteve politike, janë institucionet përkatesë të cilat mund të japin përgjigje’, ka thënë ai.

Praktrikat e deritanishme kur partitë politikë nuk kanë respektuar asnjë masa për parandalimin e pandemisë janë vërtetuar në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit.

Pa përjashtim, subjektet politike kishin organizuar tubime elektorale duke thyer cdo rregull të COVID 19 e për të cilat ato ishin gjobitur nga organet kompetente.

Madje, shumcia prej subjeketeve politike kishin shfrytëzuar edhe sallat e dasmave për fushatë zgjedhore.

E kjo kishte bërë që numri i rasteve me COVID 19 të rrihet dukshëm pas zgjedhjeve nacionale të 14 shkurtit të këtij viti.