A dështoi shteti ta çojë Pantiqin në paraburgim: Basha: Po përforcohemi, duhet të kemi një helikopter

Ish polici serb, Dejan Pantiq, pasi iu caktua masa e paraburgimit, nuk është dërguar në qendër të paraburgimit, duke mbetur i ngujuar bashkë me zyrtarët policorë në Jarinjë.

Se a ka dështuar shteti në këtë rast, në emisionin “DPT me Fidanin” në T7, ka folur deputeti i VV-së, Dimal Basha.

Ai tha se fokusi duhet të jetë që të blihet një helikopter, që në raste të tilla “të mos varet nga KFOR”.

“Ne si shtet, s’po them që jemi mirë, por po përforcohemi… Fokusi duhet të jetë që të kemi një helikopter, që në këso raste të mos varemi nga KFOR-i. E kish bart Policia e Kosovës”, tha ai