Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbëria Nagavci, ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese komentet rreth dekretit të Presidentit Hashim Thaçi për të mandatar kandidatin e LDK-së për kryeministër, Avdullah Hotin.

Këtë sipas saj tashmë mund ta ketë bërë edhe Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani.

“Kanë qenë duke punuar.

Besoj që i ka përcjellë edhe kryetarja e Kuvendit. Besoj se i ka përcjell komentet”, ka thënë ajo në konferencë.